Ora News - Tre miliardë për PPP, koncesionet i marrin Ministrisë së Shëndetësisë 6% të buxhetit
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kontratat koncesionare me privatin do t`i marrin Ministrisë së Shëndetësisë 3 miliardë lekë nga buxheti i vitit 2019. Por pavarësisht kostos, Ministrja tha se nga këto kontrata kanë përfituar qytetarët. Ajo kërkoi ndryshime në Kodin Penal, ku kanosja e mjekut në krye të detyrës të cilësohet vepër penale.

Tri koncesionet, ai i check up, dializës dhe sterilizimit do t`i kushtojnë 3 miliardë lekë Ministrisë së Shëndetësisë vitin e ardhshëm.

Buxheti i akorduar për këtë institucion është 60 miliardë lekë dhe në krahasim me një vit më parë ka pësuar një rritje me 6%.

Ogerta Manastirliu: Buxheti në total i partneriteteve nuk është më shumë se 6%. Këto partneritete u shërbejnë 1.2 milion banorëve, kur flasim për kontratën e kontrollit mjekësor bazë.

Nisur nga rastet e fundit ku mjekët janë sulmuar në krye të detyrës, Manastirliu njoftoi se i ka propozuar Ministrisë së Drejtësisë ndryshime në Kodin Penal.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tre-mld-ppp-koncesionet-i-marrin-ministrise-se-shendetesise-6-te-buxhetit
Recommended