Ora News - Parlamenti Evropianë kërkesë Shqipërisë për hetim të plotë të vdekjes së Kaçifas

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Parlamenti Evropian bën thirrje për një hetim të plotë të rrethanave që çuan në vdekjen e Konstantinos Katsifas.

35 vjeçari u qëllua për vdekje nga forcat RENEA në fshatin Bularat në fund të muajit të kaluar pas një shkëmbimi zjarri.

Propozimi për hetim u paraqit nga deputeti grek i PASOK, Nikos Androulakis dhe Social Demokrati gjerman, Knut Fleckenstein dhe i mbështetur në mënyrë dërrmuese nga Parlamentit Evropian, shkruan "Kathimerini".

Amendimi u shtua në një raport të Parlamentit Evropian lidhur me bisedimet e pranimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/parlamenti-evropiane-kerkese-shqiperise-hetim-te-plote-te-vdekjes-se-kacifas

Recommended