Ora News - Nëna e Kostandinos Kacifas: Do të vras Edi Ramën!
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Masat e autoriteteve shqiptare i ndaluan ekstremistët dhe personat non grata të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore të Konstandinos Kacifas, 35 vjeçarit të vrarë pasi qëlloi me armë ndaj forcave RENEA në Bularat 40 ditë më parë.

Ndaj edhe protesta dhe reagimet e dhunshme mbetën në anën tjetër të kufirit pasi një pjesë e tyre u përplasën me forcat speciale të Policisë

Ndërkohë forcat shqiptare të Anti-Terrorit ndaluan të shkojë në Bularat kreun e Omonias për Himarën, Fredi Bejleri dhe pesë persona të tjerë. Ata u shoqëruan dhe u morën në pyetje.

Tentativa për të krijuar tension nuk mungoi as në anën tonë, kur një person u ndalua në dalje pasi nuk pranoi të kontrollohej dhe ofeendoi efektët shqiptarë.

Ishte ky person që gjatë ceremonisë në Bularat lëshoi thirrje anti shqiptare për të ashtuquajturin Vorio Epir, ndërsa pjesëmarrësit mbuluan me flamuj grekë varrin e 35-vjeçarit.

Me flamurin grek në dorë në një elegji për të birin, nëna e Kacifas premtonte se do t'i merrte hakun.

?Do të vras Edi Ramën. Më mori trimin tim.? Do të ta marr unë gjakun biri im,?- thotë Ajo në Greqisht.

Ndërsa e motra kërkoi që dikush të mbajë përgjegjësi.

Më i matur, ishte kunati i 35 vjecarit, i cili u bëri thirrje kryeministrave të dy vendeve të qetësojnë tensionet mes dy popujve

"Turqia që po ndërhyn pa vend. Ne dhe Shqipëria jemi familje dhe e zgjidhim brenda nesh. S?ka nevojë për të tretë", tha Vangelis Sekellarakis.

Ndërsa në Bularat, përkujtohej ekstremisti që i qëlloi policisë, në zëmër të Gjirokastrës u përkujtuan shqiptarët e vrarë në Greqi.

Dhjetra persona, u bënë bashkë në Sheshin e Çerçizit, pranë konsullatës greke, ku ia morën edhe këngës e valles nën simbolet shqiptare dhe aleatëve historike.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nena-e-kostandinos-kacifas-do-te-vras-edi-ramen
Recommended