Ora News - Artur Zheji e mbyll vitin 2018 me një falenderim të pazakontë për Edi Ramën

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Emisioni i mbrëmshëm i 360gradë i Artur Zhejit ishte i fundit për vitin 2018. Dhe moderatori dhe autori i këtij emisioni, Artur Zheji vendosi ta mbyllte me një falenderim të pazakontë për kryeministrin Edi Rama.

"Ky vit mbaron për emisionin "360 gradë" pikërisht sot. Unë do doja ta mbyllja këtë vit të "360 gradë" duke bërë një falenderim të pazakontë për kryeministri Rama. Do thoni pse? Gjithë kohës i ke bërë opozitë, e ke kontestuar.

Sepse këtë vit kryesisht më bojkotoi studion me ardhjen e ministrave, drejtorëve, deputetëve të kësaj mazhorance që drejton sot në Shqipëri. Duke menduar se do më vinte në krizë dhe Rama ka një gjë të mirë se ti çon në Whatsapp mesazhet. Thotë, "Po po, emisioni jot dhe i një tjetri, nuk çojmë se na prish vetëm punë."

Është e vërtetueshme. Nuk hyn tek ligji shpifje. Normalisht, është shumë e thjeshtë sepse kur sjell deputetë drejtorë që i thonë të zezës- të bardhë apo të bardhës- të zezë sipas profesionit, ti merr palën tjetër.

Dy palët bëjnë luftën e gjelave, luftën e gënjeshtrave apo gjysmë të vërtetave. Gjithsesi thonë, "A kishte sherr te Zheji? Po kishte sherr, ta dish ti çfarë i tha ai i PS-së, asaj të PD-së". Në fakt, kjo ndihmon për të mos thënë të vërteta të plota, por për tu bërë viktimë e gjysmë të vërtetave. Është shumë komode për një moderator televiziv që të ketë palë që ndeshen e fërkojnë duart. Në atë zjarrin e konfliktit, pjek dhe ndonjë misër, bën dhe ndonjë punë dhe emisioni del vetë, siç bëjnë disa kolegë tanë.

Jo, bojkoti që na bëri kryeministri, të cilin e falenderoj pa masë më bëri që mund të qëllojë që në një panel janë të gjithë të një pozicioni, por ngjyrat që ato shpalosin krijojnë një tablo Van Gogh-iane.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/artur-zheji-e-mbyll-vitin-2018-me-nje-falenderim-te-pazakonte-edi-ramen

Recommended