Ora News – Rama: Të heqim barrierat mes dy vendeve, Haradinaj: Na ndihmoni me njohjet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në këtë atmosferë ka nisur mbledhja e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës e cila këtë radhë u mbajt në qytetin e Korçës.

Në tryezën e përbashkët mes dy delegacioneve u fol për një bilanc pozitiv të dy takimeve të mëparshme të dy qeverive. Kryeministri Edi Rama e vuri theksin tek heqja e barrierave mes dy vendeve duke theksuar se partneriteti me Kosovën duhet të jetë gjithëpërfshirës.

Rama: Ne mund të themi me plot gojën se ka ende shumë për të bërë. Është vendosur dhe funksionon Linja e Gjelbër për makinat e mallrave në pikën doganore të Morinës. Pavarësisht kësaj kemi ende punë për të bërë, për ta ulur shumë më tepër kohën që qytetarët kalojnë në kufi. Do të vijojmë punën për hapjen e Zyrës Operacionale të doganës së Kosovës në Portin e Durrësit. Është e nevojshme që në këtë stad, që ne ta konkretizojmë hap pas hapi partneritetin strategjik me Kosovën, duke e bërë atë gjithëpërfshirës.

Ndërsa fjala e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj u fokusua tek nevoja që ka Prishtina zyrtare për tu anëtarësuar tek institucionet e BE. Teska u shpreh i vendosur për vijimin e dialogut me Serbinë.

Haradinaj: Në planin ndërkombëtar Kosova është ende në vështirësi për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtar, në marrjen e njohjeve dhe këtu dëshiroj dhe apeloj edhe njëherë vetëm së bashku edhe Shqipëria mund të ndihmojë Kosovën nëpër procese që janë me rëndësi për forcimin e pavarësisë sonë. Jemi të vendosur për për dialogun me Serbinë, por dialogun e mendojmë tani në momentet finale dhe mendojmë që epilogu i dialogut duhet të sjellë njohjen mes Kosovës dhe Serbisë dhe që dialogu të arrijë epilogun e duhur e mendojmë të nevojshëm pjesëmarrjen e SHBA me dialogun e lehtësuar nga BE dhe SHBA.

Pas tryezës u konkludua me firmosjen e 12 marrëveshjeve dhe memorandumeve të cilat pritet të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve. Mes tyre përmendim marrëveshjen në fushën e mjedisit, kulturës, një protokoll teknik për njohjen bilaterale të çertifikatave veterniare për produktet shtazore dhe jo shtazore dhe një memorandum për nxitjen e investimeve.

Në përfundim ashtu sic parashikon axhenda dy homolgët iu përgjigjen interesit të gazetarëve, ky kryeministri i Kosovës përgjigjet në aspektin ekonomik ia besoi Ramës.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/nis-ne-korce-ceremonia-e-pritjes-se-dy-qeverive

Recommended