Mosmarrëveshje mes dy vendeve, Vuçiç anulon vizitën në Mal të Zi
  • 4 years ago
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic vendosi të anulonte vizitën private të planifikuar në Malin e Zi, pas mosmarrëveshjeve të lindura mes dy shteteve fqinjë lidhur me ligjin e feve të miratuar në Podgoricë, për të cilin serbët thonë se diskriminon Kishën Ortodokse Serbe.


Ky ligj u bë shkas edhe për sulmin e ambasadës malazeze në Beograd. Vuçiç njoftoi se nuk do të shkojë në Podgoricë javën e ardhshme për shkak të shqetësimeve nga zyrtarët malazezë se prania e tij do t`i rriste më shumë tensionet dhe do të rrezikonte pavarësinë e vendit. ?Vendosa të mos shkoj dhe me këtë vendim, u pajtua edhe patriarku serb, Irinej?, ka thënë ai, duke shtuar se serbët e respektojnë pavarësinë e vendit fqinj.

Më herët, Vuçic kishte deklaruar se do të vizitonte kishat serbe në Mal të Zi me rastin e Krishtlindjes Ortodokse që festohet në 7 janar. Kreu i shtetit serb sakaq, i akuzoi zyrtarët malazezë dhe ata perëndimorë ? ndonëse nuk tregoi haptazi se për kë bëhej fjalë ? duke thënë se kishin nisur një ?fushatë histerike gënjeshtrash?, që në momentin që ai kishte njoftuar se do të udhëtonte drejt Malit të Zi. Ky I fundit u shkëput nga Serbia në vitin 2006. Një e treta e popullsisë prej 620 mijë banorësh atje, deklarohen si serbë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vuçiç#TopChannel
Recommended