Kryeministri Rama në Mal të Zi: Intensifikim marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve

  • 7 years ago
Bashkëpunimi ndërkufitar dhe ai ekonomik mës Shqipërisë dhe Malit të Zi do të intesifikohen.

Ka qënë ky qëndrimi i përbashkët i Kryeministrit Edi Rama me homologun e tij malalez, Dushko Markoviç. Në konferencën e përbashkët për shtyp, dy kryeministrat kanë vlerësuar marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve që aspirojnë integrimin në BE.

"Ne jo vetëm e kemi mirëpritur marrëveshjen e arritur ndërmjet partive të koalicionit qeverisës dhe veçanërisht, marrëveshjes me faktorin politik shqiptar, por kemi bindjen se inkurajimi i mëtejshëm i kësaj marrëdhënieje është edhe një faktor shumë i rëndësishëm stabiliteti për Malin e Zi. Ashtu sikundër i jemi mirënjohës, pasi ky është një diskutim që e kemi çelur prej disa kohësh, gjatë vizitës time të parë këtu në Podgoricë, lidhur me hapat e marra deri tani për marrëveshje të gjerë e me afate konkrete dhe dialogun demokratik me faktorin shqiptar, duke patur parasysh miratimin e planit hapësinor të Komunës së Ulqinit dhe miratimin e ndryshimeve, plotësimeve, për të organizuar territorin në funksion të hapjes së rrugës së krijimit të Komunës së Tuzit, si komunë e pavarur. Shumë faleminderit për këtë ndjeshmëri. Të jeni të bindur që shqiptarët e kuptojnë këtë ndjeshmëri, edhe si një detyrim për të qenë kontribuues të fuqishëm në rrugën e Malit të Zi si anëtar i NATO-s dhe drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian. Nuk dua të përsëris ato që u thanë në planin e një sërë punësh të përbashkëta që kemi përcaktuar në kalendarin tonë, por dua të nënvizoj edhe njëherë, se kemi vendosur të organizojmë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Shkodër në muajin tetor, si fillimin e një cikli të ri marrëdhëniesh dhe e një përpjekjeje të re për të intensifikuar marrëdhëniet, në funksion të përmirësimit të jetës ekonomike dhe sociale të qytetarëve tanë, duke shfrytëzuar potencialet e përbashkëta që janë të mëdha dhe posaçërisht, duke i dhënë gjithë kësaj hapësire ndërkufitare një vëmendje më të madhe, të përbashkët, në funksion të rritjes ekonomike dhe cilësisë së jetës shoqërore."

Kryeministri Rama vlerësoi bashkëpunimin e qeverisë malazeze me faktorin politik shqiptar në këtë vend.

Në funksin të marrëdhënieve mes dy vendeve, Kryeministri Rama dhe homologu i tij malazez kanë rënë dakord që në Tetor, në Shkodër të mbahet një mbledhje e përbashkët e dy qeverive.

Tv Klan

Recommended