Report TV - Mbledhja e dy qeverive në Pejë, Rama: 0 tarifa mes shqiptarëve, 100% me Serbinë

  • 5 years ago
PEJË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, ka folur mbi vendimin e Kosovës për vendosjen e tarifave 100% ndaj çdo produkti serb që hyn doganë.

Sipas Ramës, ai ishte një vendim 100% politik dhe një reagim ndaj goditjeve të njëpasnjëshme pas shpine që Serbia i ka dhënë Kosovës. Më tej, Rama mbështeti tarifën 100% që vendosi Kosova ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnje-Hercegovinës, duke e quajtur si një reagim ndaj goditjeve të njëpasnjëshmeve pas shpine që i kanë thënë Kosovës.

0% tarifa mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk ka nevojë të mblidhemi më. Tarifa 100% në Veri dhe 0% mes nesh. Kush e konsideron si kërcënim të ulet dhe t? ia shpjegojmë.

Edi Rama, kryeministër
Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe ndërkombëtarët duke u shprehur se kishte mbetur i zhgënjyer nga qasja e BE-së për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Ndërkohë në fjalën hapëse të mbledhjes, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pohuar se Kosova dhe Shqipëria kanë pasur gjithmonë njëra-tjetrën pavarësisht rrethanave historike.

Jam i lumtur për çfarë kemi arritur gjatë këtyre takimeve të përbashkëta dhe jam i bindur se mundësia për të nënshkruar 9 marrëveshje do të çojë deri në unifikimin e ekonomive tona dhe jo më kaq. Shqipëria ka të drejtë të llogarisë Kosovën. Edhe Kosova ka të drejtë të llogarisë Shqipërinë. Kosova është e kombit tonë dhe aleatëve. Zoti bekoftë Kosovën, Shqipërinë dhe aleatët.

Recommended