Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë/ Panariti në '45 minuta': Rama mori rol që nuk i takonte

  • 5 years ago
Ish-ministri dhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti, ka komentuar mbledhjen e zhvilluar dje në Pejë mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës. Panariti tha se kryeministri Edi Rama mori një rol që nuk i takonte, pasi sipas tij, ky takim ishte në vazhdën e takimeve të tjera, dhe se ishte një moment për të parë bilancin e takimeve të mëparshme.

"Ne kishim një axhendë të përbashkët mes dy qeverive. Të shohim si do hiqen barrierat. Kjo ka qenë edhe qëllimi i takimeve. Ndodhemi para një situate shumë anormale, ku vihen përpara opinionit publik disa çështje që nuk i takojnë një takimi në Tiranë. Temat, shkonin tej mandatit të kryeministrave, si çështja e kufijve. Përqasje e rëndë, krahasuar me më herët. Foli për atribute që nuk i takojnë kryeministrin. rama mori një rol që nuk i takonte. Aty ishte në një takim që përfaqësonte qeverinë shqiptare. Ishte momenti për të parë bilancin e takimeve të mëparshme."-u shpreh Panariti.

Panariti foli edhe për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas ish-ministrit, korrigjimi i kufijve është ndryshim kufijsh.

Ka disa qëndrime të paqarta të faktorit ndërkombëtar. Gjermanët janë të konsoliduar. Duam që Kosova të dalë nga ngërçi dhe të bëhet pjesë e unionit. Këtu ka disa gjëra që duhen diskutuar. Këtu përdoret një term i paqartë. Shkëmbimi i kufijve është korrektimi i kufijve. Ai është ndryshim kufijsh në thelb. Kjo minon strategjinë e BE-së, sepse krijohen ?shtetet-komb?. Nëse hapet kjo histori, do hapet kutia e Pandorës për shkak të minoriteteve.

Edmond Panariti, deputet i LSI

Recommended