Ora News - Mbledhja e dy qeverive/ Rama sulmon BE-në: Kosova e paguan me mosliberalizim vizash
  • 3 years ago
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta ndaj Bashkimit Europian, i cili sipas tij po mban peng Kosovën, Shqipërinë dhe rajonin.

Sipas Ramës, mosliberalizimi i vizave për Kosovën është një turp për BE-në, ndërsa shtoi se ?Mini Schengeni Ballkanik? është një valvulë shkarkimi që sjell më shumë punësim dhe mbi të gjitha njohje të Kosovës nga Serbia.

?Mosliberalizimi i vizave për Kosovësn turp për BE, turp i pashlyer sepse jo se Kosova nuk ka bërë detyrën por sepse Kosova është marrë peng dinamikave të brendshme të vendeve të BE. Kosova është marrë peng i logjikës elektorale në vende të ndryshme të BE dhe Kosova duhet të presë si të mbarojnë zgjedhjet në një vend, ku janë zgjedhjet në një vend tjetër.

As sot nuk arrij të kuptojë ato që thonë. Kosova e paguan me mosliberalizim vizash ne e paguajmë me sajesa pas sajesash dhe rajoni e paguan në tërësi. Kjo është arsyeja pse unë jam i bindur se bashkëpunimi rajonal është një valvulë e rëndësishme shkarkimi sa i përket presionit të madh ndaj tregjeve shumë të vogla për ndarjen e njëri-tjetrin. Zgjerimi i tregjeve në rajon nuk sjell gjë, por më shumë mundësi punësimi dhe paqe si dhe njohjen e Kosovës nga Serbia?, tha ndër të tjera Rama.

Sipas kryeministrit, ?Mini Schengeni Ballkanik? është një mundësi për të rinjtë pasi heq njollat e historisë

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/mbledhja-e-dy-qeverive-rama-sulmon-be-ne-kosova-e-paguan-me-mosliberalizim-vizash-shqiperia-me-sajesa-pas-sajesash/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended