Tregtia Shqipëri-Kosovë, Jaka: Institucionet të eleminojnë barrierat tarifore midis dy vendeve

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pika doganore e Kosovës në portin e Durrësit është drejt hapjes për të nisur nga puna, ndërkohë që biznesi bën apel për ulje të tarifave midis dy vendeve. Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, tha se tarifat në Shqipëri janë më të larta se në rajon. Ndërkohë që përfaqësues të biznesit kosovar bënë apel që të shfrytëzohet vendosja e taksës ndaj mallrave serbe për të rritur shkëmbimet me Shqipërinë.

Hapja e pikës doganore të Kosovës në portin e Durrësit duket se është pranë konkretizimit.

Nëndrejtori i Doganave shqiptare gjatë një takimi me bizneset e dy vendeve u shpreh se kanë përfundurat procedurat për nisjen nga puna.

Armand Reveli: Presim listën nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Kosovës, të agjenntëve nga Kosova dhe të agjencive që do të operojnë në territorin e Shqipërisë dhe ata do të jenë përgjegjës për tranzitin e mallrave dhe personave nga Durrësi, nga sheshi i trageteve, nga sheshi i kontenierëve deri në Prishtinë.

Por pavarësisht kësaj, biznesi vijon të ngrejë një sërë shqetësimesh.

Nikolin Jaka deklaroi se tarifat doganore të rritura edhe nga koncesionet, janë një pengesë shume e madhe për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tregtia-shqiperi-kosove-jaka-institucionet-te-eleminojne-barrierat-tarifore-midis-dy-vendeve

Recommended