Ora News - Tregtia Shqipëri-Kosovë, Lluka: Mbetet në nivele të pakënaqshme

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës vijojnë të mbeten në nivele shumë të ulëta.Ministri për Zhvillimin Ekonomik në Kosovë deklaron se pavarësisht nismave, përsëri ka një sërë pengesash në aspektin e procedurave apo çertifikatave.Ndërkohë mosvënia në punë e interkonjeksionit edhe pse ka 5 vite që ka përfunduar, ka sjellë miliona euro dëme.

Tregtia mes Kosovës dhe Shqipërisë vijon të mbetet në nivele të dobëta.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës thotë se të dy vendet kanë dështuar në këtë drejtim në gjetjen e zgjidhjeve.

Valdrin Lluka: Absolutisht nuk është në nivel të kënaqshëm, mund të them është në nivel dëshpërues për arsye se ne vazhdojmë ta kemi importuesin kryesor, kryesisht sa i takon ushqimit, Serbinë. Nga ana tjetër në Shqipëri vazhdon të jetë Greqia dhe Italia. Këto për ne janë të papranueshme, të dy vendet kemi dështuar me gjithë potencialin që e kemi jashtëzakonisht të mirë.

Lluka deklaron se ende mes dy vendeve ka probleme me njohjen e çertifikatave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tregtia-shqiperi-kosove-lluka-mbetet-ne-nivele-te-pakenaqshme

Recommended