Ora News - "Rusia ka paguar media e pushtetarë në Shqipëri për të lobuar pro ndarjes së Kosovës"

  • 5 years ago
#oranews #ramushharadinaj #tempora #sonilameco

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, hodhi akuza të forta në një intervistë për emisionin "Tempora" në Rtv Ora News, duke deklaruar se janë paguar para në Shqipëri dhe Kosovë në favor të projektit të ndarjes së Kosovës.

Pas këtyre lobeve, sipas Haradinaj, qëndron Rusia. Andaj shton se ky projekt tejkalon një individ, është një axhendë më e madhe.

Haradinaj: Në Shqipëri është lobu me pare për projektin e ndarjes. Gazetarë dhe analistë nga Kosova... kanë hyrë shumë para.Paratë e rusëve që përmendët kanë mbërritur deri te ju, kanë shti pare të madhe me nda Kosovën duke lobuar te mediat, televizionet, analistët, pushtetarët. Ajo është dhe në Kosovë. Është axhendë më e madhe.Putin është munduar disa herë të legjitimojë disa aneksime në perimetrin e vet. Presidenti Putin punon intensivisht me ja bashkue Republikën Srpska Serbisë.Ajo është një Putin Republikë.Kur thotë Vuçiç se nuk njoh kufirin mes serbëve në Bërnjak dhe Jarinë, dy kufijtë veriorë të Kosovës, ai po aludon dhe në kufijtë mes Serbisë dhe Srpska Republikës. Paratë e rusëve janë ato që lobojnë për ndarje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/akuza-e-haradinaj-ne-shqiperi-jane-paguar-media-te-lobuar-pro-ndarjes-se-kosoves

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended