Ora News – Dibër, rritet bilanci: Tani janë 60 nxënës të asfiksuar në shkollën e Shupenzës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 100 nxënës të shkollës së Mesme të Shupenzës në Bulqizë shfaqën probleme shëndetësore, pasi klasat ku mësonin u mbushën me tym e gaz pas vënies në punë të kaldajës që përdorej për ngrohje. Rreth 60 nxënës morën ndihmë mjekësore në spitalet e Bulqizës e Peshkopisë, ndërsa një 16 vjeçare u soll në Tiranë për trajtim të specializuar. Dhjetra nxënës të tjerë morën ndihmë ambulatore dhe u kthyen në banesë. Shkak për ngjarjen që mori përmasa alarmante dyshohet se u bë ndezja e kaldajës me pelet në një kohë kur oxhakët e pastrimit ishin të bllokuar.

Mbi 100 nxënës të shkollës së mesme ?Rifat Manjani? në Shupenzë të Dibrës shfaqën probleme shëndetësore pasi vënia në punë e kaldajës së re dhe bllokimi i oxhaqeve mbushën klasat me tym dhe gazra.

Edhe pse nxënësit thonë se dolën mejëherë nga klasat, rreth 60 prej tyre pësuan asfiksi, me dhimbje kokë, këputje e të vjella.

34 u dërguan me urgjencë në spitalin e Bulqizës dhe 25 të tjerë në atë të Peshkopisë, ku morën ndihmën e parë mjekësore, dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën

7 prej nxënësve ishin në gjendje më të rëndë, ndërsa një 16 vjeçare dhe një mësues i kësaj shkolle u sollën në Tiranë për kurim më të specializuar.

Të tjerët morën trajtime mjekësore në dy spitalet rajonale, ku mjekëve lokalë u erdhën në ndihmë ekipe specialistësh nga Tiranë.

Disa orë më pas mjekët në spitalin e Bulqizës deklaruan se situata ishte vënë nën kontroll, por nxënësit me probleme më të rënda do të mbahen nën mbikqyrje sipas procedurave mjekësore.

?Deri tani në spitalin tonë kanë ardhur 23 nxënës, 6 ose 7 kanë qenë pak më rëndë se pjesa tjetër por është menaxhuar?.

Rreth 50 nxënës të tjerë me probleme me të lehta morën ndihmë mjekësore në spitale dhe qendrat shëndetësore dhe janë rikthyer në shtëpi.

Policia e Dibrës tha se nisi një hetim për shkaqet e ngjarjes, proces në të cilit u angazhuan edhe zyrtarët lokale.

?Rrjedhja e gazit tani, policia ka ardhur dhe po bën ato hetimet e veta?.

Përmasat alarmante që mori ngjarja bënë që Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu të ngrejë një task-forcë të posaçme për ngjarjen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/diber-dhjete-nxenes-asfiksohen-nga-rrjedhja-e-gazit

Recommended