Ora News - Dibër, rritet bilanci: Tani janë 60 nxënës të asfiksuar në shkollën e Shupenzës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në orën 14: 45 policia e Dibrës informon se ka shkuar në 60 numri i nxënësve të asfiksuar si pasojë e tymit të shkaktuar nga kaldajat në shkollën e mesme të fshatit Shupenz të Dibrës.

"34 nxënës po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 25 nxënës po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Një nxënese me inicialet A.M, 16 vjeçe, është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Gazetari i Ora News: Nje nxenese me helikopter drejt Tiranes

Rreth orës 14:00 gazetari i Ora News Islam Shehu, informon për 50 nxënës të shkollës së mesme të fshatit Shupenzë të Dibrës, që i janë drejtuar spitalit me probleme shëndetësore. Gazetari informon se një është dërguar në Tiranë, ndërsa shumica po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Bulqizës dhe të Peshkopisë.

Kaldaja funksiononte me peletë.

"Janë ndezuar kaldajat me lëndë drusore për ngrohjen e ambjentit, dhe në momentin e ndezjes oxhaku i shkollës ka qenë i bllokuar dhe për pasojë tymi është shpërndarë në ambjentet e brendshme të shkollës duke shkaktuar ndotje të ambjentit.' informoi policia e Dibres

Ora News sjell deshmine e nxenesve ne spital: Ishim ne mesim kur filluam te mos ndiheshim mire

Ministria e Shendetesise: Jane 30 femije te asfiksuar

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë të gjitha masat për shërbimin mjekësor në spitalet e Bulqizës dhe të Peshkopisë të 27 nxënësve, 15 prej të cilëve po marrin trajtimin e duhur mjekësor në spitalin e Bulqizës dhe 12 po transportohen aktualisht në spitalin e Peshkopisë. Qendra Shëndetësore Shupenzë ka dhënë ndihmën e parë për të gjithë nxënësit dhe po vazhdon të japë shërbim në vijim të paraqitjes së rasteve të reja. Gjendja e të gjithë nxënësve që aktualisht po trajtohen në spitale është nën kontroll dhe nën monitorim të vazhdueshëm mjekësor" informon ministria permes nje deklarate per shtyp

Për më shumë lexoni në:
http://ora.cingerr.com/article/diber-dhjete-nxenes-asfiksohen-nga-rrjedhja-e-gazit

Recommended