Ora News – Tabaku: Borxhi nuk është ulur, koncesionet rriten me 30%

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndryshe nga qeveria, e cila thotë se është ulur borxhi, PD thotë se me projektin 1 mld borxhi do të rritet me 7 pikë përqindje.

Në një intervistë për Ora News, nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku tha se niveli i borxhit do të shkojë në nivel të paprecedentë krahasuar me vendet e rajonit.

Tabaku: Borxhi nuk është ulur me 2.5% dhe sic thotë BB, borxhi me projektin prej 1 mld të faturës së madhe të koncesioneve do të rritet me 7 pikë përqindje. Qeveria thjesht nuk po e llogarit, po mbyll sytë dhe thotë kjo nuk ekziston. Po duke i kontraktuar këto projekte borxhi do të rritet 7 pikë përqindje si përqindje ndaj PBB. Kështu që do shkojë në një nivel të paprecedentë krahasuar me të gjithë rajonin. Ndërkohë rritja ekonomikeve vjen nga sektori i ndërtimit që ka një pikëpamje shumë të madhe sesi po vjen kjo rritje dhe së dyti TAP dhe Devolli që janë investime të huaja direkte. Këto dy projekte përfundojnë dhe të gjitha investimet e huaja direkte në Shqipëri janë në rrezik të madh.

Edhe për koncesionet, Tabaku tha se vlera e tyre nga ardhur duke u rritur nga viti në vit me 30%. Deputetja demokrate tha se koncesioni si këto që jep qeveria janë pikëpyetje shumë e madhe.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/tabaku-borxhi-nuk-eshte-ulur-koncesionet-rriten-me-30

Recommended