Rriten çmimet e biletave në muze, parqe edhe kala, Angjeliu: Nuk është rritje, por është rivlerësim
  • 4 years ago
Muzetë kombëtar, kalatë edhe parqet arkeologjike që janë në varësi të Ministrisë së Kulturës nga 1 janari i vitit 2020, nuk do të vizitohen më me vetëm me 1 euro. Ministria e Kulturës ka miratuar ndryshimin e çmimeve të biletave, që ndahen në bileta individuale edhe bileta në grup. Biletat individuale kanë pësuar një rritje të ndjeshme deri në dyfishim të çmimit, qoftë për muzetë, për kalatë e parqet në rrethe. Nëse i referohemi vetëm Muzeut Historik Kombëtar, bileta individuale është rritur nga 200 lekë në 500 lekë. Ndërsa, bileta në grup nga 100 në 300 lekë. Këtë rritje, drejtoresha e Politikave dhe Zhvillimit Kulturor në Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë, Kozeta Angjeliu, e cilëson një rivlerësim të situatës edhe jo rritje çmimi, që do të çojë në përmirësimin e shërbimeve.

?Në fakt nuk është një rritje e çmimeve të biletave, por rivlerësim. Qëllimi i Ministrisë së Kulturës ka qenë rritja e numrit të shërbimeve në muzetë kombëtarë edhe parqet kombëtarë arkeologjikë apo edhe në disa monumente të vizitueshme me biletë. Përmirësimi i këtyre shërbimeve, rritja e aksesit të kategorive të vizitorëve, si nxënëse, studentëve edhe disa kategorikeve vulnerable. Rritja apo kujdesi për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë, pasi menaxhimi i numrit të vizorëve duhet të ruajë një ekuilibër, nuk duhet që të cenojë vlerat e parqeve apo të siteve arkeologjike. Për këtë arsye, unë nuk do ta quaj një rritje çmimesh, por një rivlerësim të çmimeve të biletave. Ky proces ka zgjat disa muaj edhe është një proces vlerësues mbi numrin e vizitorëve edhe të ardhurve që kanë pasur, që është konsultuar edhe me grupet e interesit?, shpjegon drejtoresha Kozeta Angjeliu.
Recommended