Report TV -Rriten çmimet e biletave në muze, parqe edhe kala

  • 4 years ago
Muzetë kombëtar, kalatë edhe parqet arkeologjike që janë në varësi të Ministrisë së Kulturës nga 1 janari i vitit 2020, nuk do të vizitohen më me vetëm me 1 euro. Ministria e Kulturës ka miratuar ndryshimin e çmimeve të biletave, që ndahen në bileta individuale edhe bileta në grup. Biletat individuale kanë pësuar një rritje të ndjeshme deri në dyfishim të çmimit, qoftë për muzetë, për kalatë e parqet në rrethe. Nëse i referohemi vetëm Muzeut Historik Kombëtar, bileta individuale është rritur nga 200 lekë në 500 lekë. Ndërsa, bileta në grup nga 100 në 300 lekë. Këtë rritje, drejtoresha e Politikave dhe Zhvillimit Kulturor në Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë, Kozeta Angjeliu, e cilëson një rivlerësim të situatës edhe jo rritje çmimi, që do të çojë në përmirësimin e shërbimeve.

Recommended