Report TV - Uji, Rama: Keni 90 ditë kohë për vetërregullim,pastaj penalizimet

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama iu ka dhënë 90 ditë afat të gjithë atyre që përfitojnë ujin e pijshëm në mënyrë të paligjshme, qofshin ata qytetarë apo biznese, që të vetërregullohen. Pas 90 ditëve, Rama paralajmëroi penalizime të rënda për të gjithë shkelësit, teksa foli për një reformë rrënjësore në këtë sektor.
"Do vendosim ligjshmëri në çdo sektor. Në çështjen e ujit kemi një prapambetje shumë të gjatë. Ankesat për furnizim me ujë janë një shqetësim. Sot ne jemi një dëshmi e gjallë si vend e të vërtetës se dallimin mes vendeve që zhvillohen dhe vendeve që nuk zhvillohen, nuk e bën pasuria natyrore, por dija dhe aftësia për ta kthyer këtë pasuri në vlerë. Jemi vendi i dytë më i pasur në Evropë për pasuri natyrore dhe jemi i vetmi vend në Evropë që kemi probleme në furnizimin me ujë të pijshëm. Nëse e gjykojmë ujin si kriter thelbësor për ekzistencës, atëherë shqiptarët mbijetojnë dhe nuk jetojnë normalisht në shumë pjesë të vendit. Në shumicën e qendrave të banuara uji vjen vetëm 4-5 orë, në fshatra dhe vetëm 1 orë në ditë. Në mes të kryeqytetit kemi dëshminë rrëqethëse të kësaj prapambetjeje. Do garantojmë furnizim të pandërprerë me ujë për qytetarët.

Recommended