Report TV - Uji, Rama: Keni 90 ditë kohë për vetërregullim,pastaj penalizimet

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama po flet për nisjen e aksionit të ujit të pijshëm.
Do vendosim ligjshmëri në çdo sektor. Në çështjen e ujit kemi një prapambetje shumë të gjatë. Ankesat për furnizim me ujë janë një shqetësim. Sot ne jemi një dëshmi e gjallë si vend e të vërtetës se dallimin mes vendeve që zhvillohen dhe vendeve që nuk zhvillohen, nuk e bën pasuria natyrore, por dija dhe aftësia për ta kthyer këtë pasuri në vlerë. Jemi vendi i dytë më i pasur në Evropë për pasuri natyrore dhe jemi i vetmi vend në Evropë që kemi probleme në furnizimin me ujë të pijshëm. Nëse e gjykojmë ujin si kriter thelbësor për ekzistencës, atëherë shqiptarët mbijetojnë dhe nuk jetojnë normalisht në shumë pjesë të vendit. Në shumicën e qendrave të banuara uji vjen vetëm 4-5 orë, në fshatra dhe vetëm 1 orë në ditë. Në mes të kryeqytetit kemi dëshminë rrëqethëse të kësaj prapambetjeje. Do garantojmë furnizim të pandërprerë me ujë për qytetarët.

Recommended