Report TV - Ahmetaj: Bashkitë 20 ditë kohë për tokat shtetërore të rindërtimit!

  • 4 years ago
TIRANË- Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka sqaruar të gjitha vendimet e marra nga qeveria sa i përket procesit të rindërtimit të vendit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në një konferencë të posaçme nga kryeministria, minstri në detyrë ka sqaruar se të gjitha rindërtimet do të bëhen në prona shtetërore, për këtë arsye u ka bërë thirrje kryebashkiakëve në zonat e Emergjencës (në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës) që brenda 20 ditëve nga ky moment, të përcaktojnë zonat ku do bëhet rindërtimi.

Teksa shprehet se kjo është hera e parë në 30 vite që hartohet një ligj i posaçëm, Ahmetaj u bëri thirrje qytetarëve të prekur nga tërmeti që të aplikojnë në Bashkitë përkatëse për të përfituar një banesë të re ose rikonstruksion. Procedura e aplikimit do të jetë shumë e thjeshtëzuar, sqaroi Ahmetaj, teksa bëri me dije se nga ky proces, do të përfitojnë edhe ata që kanë pasur ndërtime pa leje. 

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka bërë me dije se nga procesi i rindërtimit do të përfitojnë edhe ata që kanë pasur ndërtime pa leje.

"Rindërtimi, që nga shtëpitë tek pallatet apo qytezat urbane që do të ndërtohen dhe palnfiifkohen në Bashki të ndryshme, të gjitha do të kenë bazën kushtetuese ku është e domosdoshme të shpronësimit. Aty ku ka ndërtime pa leje, shteti të marrë përsipër që ajo familje të përfitojë nga programi i rindërtimit, kundrejt kushteve të përcaktuara nga VKM. Komisioni i Rindërtimit, kemi bërë dy mbledhje, tani nëpërmjet vendimi detajohet funksioni i tij", Ahmetaj.

Recommended