Report TV - Viti 2019, Ahmetaj: Rrisim buxhetin me 11% për bashkitë

  • 5 years ago
Pushteti vendor ne vitin 2019 do të ketë një rritje të buxhetit me 11%. Ka qenë kjo ajo që ka premtuar Ministri i Financave Arben Ahmetaj gjatë diskutimeve në Këshillin Konsultativ për buxhetin 2019 të pushtetit vendor për vitin e ardhshëm. Ahmetaj shtoi se vëmendja është tek taksa e pronës, kjo me qëllim regjistrimin dhe taksimin e drejtë mbi bazën e sipërfaqes dhe jo në mënyrë të çrregullt siç ka ndodhur deri më tani.

?Taksa mbi pronat është burim i rëndësishëm për buxhetet tuaja. E ndërsa deri tani ka qenë larg përgjegjësisë suaj, tani është e juaja. Nëse janë sot 600 mijë prona të detajuara do të duhen edhe 600 mijë të tjera që të detajohen, që të mos i taksoni qytetarët me një nivel metri standard, pasi mund ti bëni dëm buxhetit dhe qytetarit. Decentralizimi është shumë i rëndësishëm? tha ministri. Ahmetaj përsëriti faktin se pushteti vendor e ka për detyrë ligjore për të përditësuar të dhënat në platformë për çdo ditë dhe nëse ndodh e kundërta, ata do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Pjesë e takimit ishte edhe kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu i cili akuzoi pushtetin qendror për diskriminim të bashkive që drejtohen nga përfaqësuesit e zgjedhur nga opozita. Referuar bashkisë që drejton ai tha se ?Bashkia Kamëz ka marrë zero lekë për mirëmbajtjen e rrugëve, zero lekë për shërbim zjarrfikës, por edhe për pyjet?. Por Ahmetaj reagoi duke thënë se ?Bashkia Kamëz e ka 7 për qind rritjen e fondeve grand. Pra, jemi në rritje të konsiderueshme. Kjo tryeze nuk i shmanget politizimit?.

Recommended