Report TV - Aksident në aksin Elbasan- Librazhd, përplasen 3 makina

  • 6 years ago
Një aksident rrugor është shënuar në orët e mesditës së sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Ngjarja ka ndodhur tek Unaza Jugore e qytetit të Elbasanit, ku janë përplasur me njëri-tjetrin 3 mjete.

Nga përplasja mes mjeteve nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen shkakun e përplasjes mes mjeteve.

Recommended