Report TV - Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, 3 të plagosur

  • 6 years ago
Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur Xibrakë. Dy automjete me targa AA 503 EC dhe AA 186 LL janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar plagosjen e tre pasagjereve H.K., 18 vjeçe, F.K., 23 vjeçe dhe H.K., 55 vjeçe të treja banuese në fshatin Labinot Mal Elbasan të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të treja të lënduarat ishin pasagjer në mjetin me targa AA 503 EC. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Librazhdit ku mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Recommended