Ora News – Patentat e Tahirit, Qato: Asgjë për të fshehur, materialet në Prokurori

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtori i komanduar i policisë së Elbasanit, Altin Qato, mohoi akuzat politike të opozitës për fshehje të arrestimit të 25 vjeçarit në Elbasan, në makinën e të cilit u gjetën 863 mijë euro dhe dy patenta të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Në një konferencë me gazetarët, Qato theksoi se policia nuk ka fshehur provat, por menjëherë pas arrestimit të të riut ka vënë në dispozicion të prokurorisë të gjitha provat materiale.
Qato: Normalisht policia materialet i referon në prokurorinë e rrethit gjyqësor nuk i referon tek strukturat subjekte politike apo mediatike. Çdo veprim e kemi bërë mëse transparent, brenda çdo procedure. Është vënë në dijeni menjëherë pasi është konstatuar vlera monetare në mjet, prokurori i taskë forcës për krimin ekonomik në prokurori. Çdo material që është sekuestruar në mjet siç është rasti i pasaportës së lejes së drejtimit të mjetit lundrues është referuar dhe i është bashkangjitur materialit në prokurori, nuk është se e ka fshehur policia.
Referimi është bërë për këto tre vepra penale, nuk është bërë për sendet që janë gjetur sepse në gjykimin e parë gjetja e një leje drejtimi nuk ëdhtë vepër penale që ne ta referojmë komplet. Provat dhe të gjitha materialet që janë sekuestruar janë bërë prezent. Nuk ka fshehje, rreth 17 të datës 1 nëntor është kapur mjeti, është vënë në dijeni prokuroria, janë bërë veprimet. Për shkak të vlerës së madhe financiare ka dashur kohë kqyrja, numërimi i këtyre vlerave dhe normalisht që materialet do shkonin në mëngjes në prokurori. Për çdo rast janë vënë në dijeni prokurorët që kanë ndjekur çështjen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/patentat-e-tahirit-qato-asgje-per-te-fshehur-materialet-ne-prokurori/

Recommended