“Përçahet” opozita, PD braktis komisionet parlamentare, LSI jo

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

PD ka vijuar me bojkotimin e komisioneve parlamentare. Por ndryshe nga një ditë më parë opozita nuk ka qëndruar unike. Në mbledhjen e komisionit parlamentar të ligjeve deputeti demokrat Gent Strazimiri ka akuzuar mazhorancën se është në mbrojtje të krimit. Pas kësaj PD bojkotoi komisionin. Në të kundërt deputetët e LSI kanë vijuar të qëndrojnë në sallë për të qenë pjesë e diskutimeve.
Strazimiri: Që ky është tempulli ku përfaqësohet populli njerëzit e ndershëm, jo organizatat e trafikut të drogës. Nuk është një vend për fshehur persona që i kërkon prokuroria me provat e antimafias italiane.
Ndërkohë deputeti i LSI Nasip Naço paraqiti vërejtjet e tij mbi marrëveshjen me bankën gjermane për financimin e lidhjes së transmetimit të energjisë 400 kë, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Naço: Sa ndikon kjo marrëveshje huaje në borxhin publik?!

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/percahet-opozita-pd-braktis-komisionet-parlamentare-lsi-jo/

Recommended