Ora News – Ekspertët e ekonomisë kërkojnë uljen e TVSH për bizneset e vogla
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përfshirja e bizneseve të vogla në TVSH duhet të jetë e shkallëzuar për të mos ndikuar në uljen e konsumit dhe në rritjen e çmimeve. Eksperti Agim Binaj përkrah një nismë të tillë por thotë se TVSH duhet të jetë më e ulët .
Ekspertët e ekonomisë kërkojnë uljen e TVSH për bizneset e vogla për të bërë të mundur rritjen e ekonomisë dhe konsumit.
Eksperti kontabilist Agim Binaj përkrah përfshirjen e biznesve të vogla në TVSH por kërkon që ajo të jetë e shkallëzuar në mënyrë që të mos ndikoj në çmime.
Agim Binaj: Këtë duhet ta shoqërojë edhe me shkallëzime të TVSH tek kjo hallkë e bzinesit, sidomos te hallka e shërbimeve, te artikujt e nevojës së parë dhe artikuj të tjerë të domosdoshëm, nuk flas për artikuj luksi. Por nëse ai e le 20% për mua do ketë përsëri probleme. Njerëzit do mkundohen ti shmangen, të raportojnë sa më pak xhiro, të paguajnë sa më pak TVSH. Aq më tepër që kjo do ta ngarkonte edhe administrimin e biznesit të vogël. Ne duhet ta lehtësojmë procedurën.
Sipas Binaj edhe vendet e rajonit aplikojnë TVSH të shkallëzuar ndaj dhe bizneset në Shqipëri duhet ta kenë një gjë të tillë në mënyrë që mos hasin vështirësi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ekspertet-e-ekonomise-kerkojne-uljen-e-tvsh-per-bizneset-e-vogla/
Recommended