RTV Ora - Dita e Tokës, ekspertët kërkojnë më tepër vëmendje ndaj natyrës
  • 5 years ago
#rtvora
Në ditën Ndërkombëtare të Tokës, ambientalistët kërkojnë më tepër vëmendje dhe kujdes ndaj natyrës. Sipas tyre, ndaj tokës shqiptare janë bërë shumë dëme, duke renditur edhe një sërë problematikash si gërryerja e lumenjve, ndërtimet pa kriter apo prerja e pyjeve.

Dështimi në menaxhimin e mbetjeve është një ndër problematikat më kritike të mjedisit në Shqipëri. Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, ambientalistët kërkojnë më tepër vëmendje, ndaj atyre që i quajnë padrejtësi ndaj tokës shqiptare.

Sazan Guri: Mosmenaxhimi ende i mbetjeve, flakja e ujërave të ndotura, qofshin ato familjare, ujëra të zeza, qofshin ato industriale. Hedhja në ajër e tymrave me ngjyrë.

Sipas ambientalistit Sazan Guri, Shqipëria ka ligje shumë të mira për mbrojtjen e mjedisit, por mungon zbatimi i tyre.

Sazan Guri: Njeriu 97% të vetëvetes e ka të drejtë të brendshme që ja rregullon ligji, 3% është shtresa civile. Nuk e izolon dot me 3 % civilitetin.

Në Ditën ndërkombëtare të Tokës, Presidenti Ilir Meta thotë se mbrojtja e tokës nuk duhet trajtuar si propagandë. Ai shton se kurorat e gjelbërta që duhet të ishin mushkëria e shqiptarëve, fatkeqësisht janë dëmtuar nga ndërtimet pa kritere. Edhe ambasada amerikane në Shqipëri e ka venë vëmendjen te përshfirja për ndihmesën në mirëmbajtjen e planetit, duke lançuar ndër të tjera edhe eventin Sfida e Tokës, që do të mbahet në 2020, në kuadër të 50 vjetorit të kësaj dite.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/dita-e-tokes-ekspertet-kerkojne-me-teper-vemendje-ndaj-natyres
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended