“Zbulohen” shpellat e Bruçit në Mat, monumentet e natyrës bëhen destinacione turistike - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm 22 kilometra larg qytetit të Burrelit ndodhen shpellat e Bruçit. Të fshehura mes maleve dhe me një domethënie të madhe historike, këto shpella gjatë ditëve të fundit kanë tërehqur vëmendjen e shumë vizitorëve, mes të cilëve dhe këta të rinjë. Për ta, shqetësim mbetet vetëm infrastruktura, ndërsa shprehen të mahnitur nga vlerat historike të shpellave.Problematika pranohet edhe nga autoritetet bashkiake, të cilat thonë se shumë shpejt këto shpella do të futen në guidën turistike të matit.Gërmimet arkeologjike të kryera së fundmi kanë treguar se shpellat e Bruçit i përkasin periudhës së Neolitit të Hershëm. Por nga ana tjetër, në këto shpella janë gjetur gjurmë që vërtetojnë se rrethi i Mati ka qënë i banuar dhe në periudhën e paleolitit të sipërm.
Recommended