Top News - OKB: Pandemitë janë rezultat i shkatërrimit të natyrës nga njeriu!

  • 4 years ago
Pandemitë si ajo e koronavirusit janë rezultat i shkatërrimit të natyrës nga njeriu, thonë liderët në Kombet e Bashkuara, OBSH dhe WWF International, dhe bota, ka injoruar këtë realitet të zymtë prej dekadash.

Tregtia e paligjshme e jetës së egër si edhe shkatërrimi i pyjeve dhe vendeve të tjera me natyrë të egër, janë faktorët kryesorë që qëndrojnë pas rritjes së numrit të sëmundjeve që kalojnë nga kafshët e egra tek njerëzit. Ndërkohë, organizatat, bëjnë apel për një ringritje të gjelbër dhe të shëndetshme nga pandemia e Covid 19, në mënyrë të veçantë duke reformuar mënyrën se si menaxhohen fermat e të mbjellat dhe dietat e papërshtatshme.

Në një raport të WWF, të publikuar të mërkurën, paralajmërohet se rreziku i një sëmundjeje të re që kalon nga kafshët e egra tek njeriu, në të ardhmen, është më i lartë se kurrë, me potencialin për të shkaktuar kaos në shëndetin, ekonomitë dhe sigurinë globale. Të gjithë qeverive të botës i kërkohet ndërkohë hartimi dhe zbatimi i ligjeve për të eliminuar shkatërrimin e natyrës dhe publikut i kërkohet po ashtu të ndjekin dieta më organike. Sipas raportit, 60-70 për qind e sëmundjeve të reja që janë shfaqur tek njerëzit që nga 1990, vijnë nga bota e egër. Në të njëjtën periudhë, 178 milionë hektarë pyje janë prerë, hapësirë kjo shtatë herë më e madhe se Britania.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OKB#TopChannel

Recommended