Ora News - Bizneset e vogla në TVSH, DPT po realizon trajnime për të sqaruar procesin
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbi 11 mijë biznese që e kalojnë xhiron prej 2 mln lekësh që nga 1 prilli do të bëhen pjesë e TVSH. Për të sqaruar proçedurat, Drejtoria e Tatimeve ka nisur trajnimet në terren por edhe pranë zyrave të Tatim-Taksave. Ora News ndoqi nga afër një ditë trajnimesh dhe u njoh me shqetësimet që kanë bizneset në lidhje me këtë proçes.

Që prej një prillit mbi 11 mijë biznese të vogla që realizojnë një xhiro mbi 2 mln lekë në vit do të përfshihen në skemën e TVSH.

Por subjektet kanë shprehur paqartësi për procedurat dhe për koston që do ti sjellë ky ndryshim. Për këtë qëllim, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur trajnimet në të gjithë vendin, ku do të sqarohen hapat që duhet të ndjekë një subjekt i cili kalon automatikisht në skemën e TVSH-së.

Glen Sakej është një nga bizneset që tashmë duhet të përfshihet në TVSH. Ai ka një ushqimore dhe e ka kaluar xhiron prej 2 mln lekësh në vit.

Biznesmeni është i interesuar të dijë se si duhet të veprojë për tu përfshirë në këtë skemë.

Glen Sakej: Çfarë veprimesh duhet të ndjek unë që të regjistrohem me TVSH?

Punonjësja: Të pajiseni me fatura TVSH-je që nga data 1 prill, kasa duhet të kthehet me TVSH që nga data 1 prill i 2018, të bëhet një inventar për 12 muajt e fundit për të gjthë mallrat që ndodhen në biznesin tuaj me fatura TVSH, inventari duhet të dorëzohet deri me 30 prill të vitit 2018.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bizneset-e-vogla-ne-tvsh-dpt-po-realizon-trajnime-te-sqaruar-procesin
Recommended