Ora News - Bizneset në Lezhë kërkojnë teknologë me shkollë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Teknologët e specializuar janë punonjësit më të kërkuar për fabrikat dhe stabilimentet e përpunimit të produkteve ushqimore në Lezhë po edhe më gjerë.

Aktualisht biznesi kërkon të paktën 150 specialistë me një tendencë gjithmonë në rritje, për ekspertët e sigurisë dhe cilësisë.

Këto nevoja po mbulohen me punonjës që e kanë fituar këtë aftësi gjatë punës, por që nuk jep garancinë e kërkuar.

Biznesmen: "Kemi trajnuar njerëz, i kemi marrë edhe të fushave të tjera."

Ndaj si zgjidhje të këtij shqetësimi, propozojnë hapjen e degës së teknologjisë ushqimore në Lezhë.

"Ka ardhur si domosdoshëmëri hapja e kësaj dege në shkollën profesionale të Lezhës."

Kërkesa për degën e re teknologjisë ushqimore në Lezhë do ti shkojë zyrtarisht edhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, përgjegjëse për arsimin profesional.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bizneset-ne-lezhe-kerkojne-teknologe-me-shkolle
Recommended