Ora News - “Shpirti shqiptar”, Shkëlzen Doli koncert në sheshin ‘Skënderbej’

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shkëlzen Doli është rikthyer në Shqipëri me koncertin ?Albanian Soul?. Nën udhëheqjen e Shkëlzen Dolin u ngjitën dhe performuan në skenë 70 virtuozë nga Shqipëria, Kosova, e Maqedonia si dhe dy solistë të Filarmonisë së Vjenës. Koncerti madhështor u mbajt në sheshin ?Skënderbej? dhe mirëpriti artëdashës nga gjithë trojet shqipfolëse por edhe turistë të huaj.
Përmes muzikës, asaj tradicionale, Shkëlzen Doli, rrëfeu mbrëmjen e së shtunës shpirtin shqiptar.
?Albanian Soul?, ishte projekti që e rikthehu violinistin me famë ndërkombëtare për të dytën herë në Shqipëri.
Koncerti madhështor u mbajt në sheshin ?Skënderbej? dhe mirëpriti artëdashës nga gjithë trojet shqipfolëse por edhe turistë të huaj.
Nën udhëheqjen e Shkëlzen Dolin u ngjitën dhe performuan në skenë 70 virtuozë nga Shqipëria, Kosova, e Maqedonia si dhe dy solistë të Filarmonisë së Vjenës.
Melodia shqiptare ishte ajo që spikati, por nuk mungoi as muzika klasike, autoktone e vendeve si Spanja, Argjentina.
Eventi artistik u transmetua në disa televizione në Europë, Azi dhe SHBA, ndërsa me ?Albanian Soul? Doli synon të promovojë muzikën shqiptare jashtë kufijve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/shpirti-shqiptar-shkelzen-doli-koncert-ne-sheshin-skenderbej/

Recommended