Ora News - Punimet në sheshin "Skënderbej", bllokohen dy akse te tjera që lidhin sheshin
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës ka nisur fazën finale të projektit në sheshin "Skënderbej" duke bllokuar edhe disa segmente rrugore për rreth tij. Akset e bllokuara edhe pas përfundimit të projektit do të shërbejnë vetëm për një kategori të veçantë mjetesh.

Kur kanë mbetur edhe pak muaj nga përfundimi i projektit të sheshit "Skendërbej", Bashkia ka bërë edhe devijimin e fundit në rrugët përreth sheshit.

Segmenti mes Bankës se Shqipërisë dhe Partisë Socialiste mbyllet përfundimisht për qarkullimin e mjeteve.

Dhe pas përfundimit rruga do të jetë e hapur vetëm për këmbësoret dhe mjetet e autorizuara të institucioneve përreth.

Agolli: Ky segment është blllokuar përe arsyen e fillimit të fazës finale të projektit të sheshit "Skëndërbej" ku përbën pjesën përpara godinës së PS dhe Bankës. Pjesën para Ministrisë së Bujqësisë, Energjitikës dhe Bashkisë.

Sipas Genti Agollit, kordinator i projektit, ende nuk është arritur në një zgjidhje përfundimtare për akset që parashikohen për shfryrjen e trafikut të mjeteve qe vijne nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit", pasi këto segmente edhe ne përfundim të punimeve do të lejohen vetëm për disa kategori automjetesh.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/punimet-ne-sheshin-skenderbej-bllokohen-dy-akse-te-tjera-qe-lidhin-sheshin
Recommended