“Fshati i festave” vendoset në sheshin “Skënderbej” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ashtu sikurse edhe vitin e shkuar Tiara dot ?i presë festat e fundvitit me një atmosferë shumë festive. Në sheshin Skënderbej, shtëpizat e fshatit kanë nisur të vendosen bashkë me dritat shumëngjyrëshe.Ashtu siç po ndodh në të gjithë botën, qytetet po përgatiten për t?i filluar pak më herët festat. Berlini, Londra, Nju Jork-u kanë filluar të zbukurohen që në fund të tetorit. Me kërkesën e shumë fëmijëve në Tiranë, të cilët na kanë kërkuar që festat të zgjasin një çikë më shumë, në pamundësi që t?i zgjasim në janar, po i fillojmë pak më herët sepse besoj që fëmijët meritojnë ta kenë qendrën e qytetit të zbukuruar gjatë gjithë sezonit të festave tona kombëtare, por edhe ato të Vitit të Ri. Kemi filluar vendosjen e ?Fshatit të festave? në Tiranë, do të kemi shumë artizanë, gatime tradicionale, por përfitojmë edhe nga fluksi i madh i turistëve që kanë ardhur në Tiranë.Kreu i Bashkisë ftoi edhe shqiptarët nga trevat shqipfolëse e diaspora që pushimet e fundvitit t?i rezervojnë në Tiranë, ku do të gjejnë një atmosferë mjaft festive.Do të rezervojmë një pjesë të sheshit për aktivitete kulturore; do të jetë banda e qytetit, ansamblet e këngëve dhe valleve, muzikë popullore, klasike dhe moderne. Pothuajse çdo ditë dhe çdo natë do të kemi një festë në shesh. Ju presim të gjithëve në sheshin ?Skënderbej?, sheshin e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm qytetarët e Tiranës, dhe gjithë Shqipërisë, por gjithë ata që vijnë nga Kosova, nga Maqedonia, Mali i Zi, nga diaspora, për të kaluar pushime jo vetëm më të gjata, por edhe më të bukurat ndonjëherë në qytetin e Tiranës.Veliaj theksoi se festa nis nga kjo fundjavë, kur do të bëhet edhe ndezja e pemës së Vitit të Ri.
Recommended