Ora News - Konfindustria ngre alarmin për zbatimin e uljes se tatimit mbi dividentin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ulja e ngarkesës tatimore, e parashikuar në programin e qeverisë ?Rama 2?, shihet si një lëvizje mjaft pozitive, por jo vendimtare, nga Konfindustria. Nëpërmjet një reagimi për shtyp, administrator i përgjthshëm Gjergj Buxhuku thotë se ky akt, duhet të jetë hapi i parë drejt përmirësimit të domosdoshëm të gjithë politikave fiskale të deritashme.
?Në programin e shumicës qeverisëse të paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë u parashikua lehtësim i politikave fiskale dhe konkretisht ulja e tatimeve për dividendin dhe tatim fitimi për kompanitë e teknologjisë në masën 6% dhe ulja e tatimit mbi të ardhurat për disa kategori individësh në nivelin e 18%.
Konfindustria vlerëson, se masat e mësipërme ?nuk do të kenë asnjë ndikim të prekshëm pozitiv, nëse nuk do të shoqërohen me përmirësim thelbësor të gjithë politikave fiskale të deritashme?, thuhet në deklaratën e Konfindustrisë.
Madje sipas kësaj të fundit, nga zbatimi i uljes se tatimit mbi dividentin nga 15% ne 6% pa përjashtim për gjithë kategoritë e biznesit, mund të ketë pasoja negative për ekonomine kombetare dhe buxhetin e shtetit.
?Perfitues, ? sipas Buxhukut,? do të jenë vetëm monopole dhe oligopole të privilegjuar me licenca, koncesione shtetërore, që veprojnë në sektoret e tregjeve të mbyllura dhe mungesë konkurence dhe që qarkullojne sasine kryesore të flukseve financiare në ekonomine vendore.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/ekonomi/konfindustria-ngre-alarmin-per-zbatimin-e-uljes-se-tatimit-mbi-dividentin/

Recommended