Ora News - Implikimi i policëve në krime, opozita ngre pikëpyetje mbi testin psikologjik

  • 5 years ago
#oranews #policia

Implikimi i punonjësve të policisë në krime dhe në vepra penale është bërë shkak që deputetët e opozitës të ngrenë shqetësimin në Komisionin e Sigurisë nëse efektivëve të rendit u bëhen teste psikologjike. Kreu i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema, theksoi se testimet zhvillohen rregullisht ndërsa bëri të ditur se pas përfundimit të studimeve efektivat grupohen sipas karakteristikave të këtij testimi por edhe rezultateve që arrijnë në mësime.

Pas ngjarjeve të fundit kriminale ku janë përfshirë punonjës të policisë, deputetët e opozitës kanë vënë në dyshim testimet për efektivat e rendit.

Përfaqësuesit e PD-së i kanë drejtuar pyetje drejtorit të Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema, nëse në këtë institucion kryhen teste psikologjike për efektivat që pranohen në polici dhe nëse punonjësit njihen me Kushtetutën.

Ervin Salianji: A ka te Akademia e Sigurisë një test psikologjik për tu përballur me situata të ndryshme?

Mema tha se testet psikologjike zhvillohen ndërsa pas përfundimit të studimeve të Akademisë bëhet edhe një ndarje e efektivave në grupe.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/implikimi-i-policeve-ne-krime-opozita-ngre-pikepyetje-mbi-testin-psikologjik

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended