Ora News - Nisin festimet për 75-vjetorin e çlirimit, Beqiri: Mos hidhni baltë mbi LANÇ

  • 5 years ago
#rtvora

Nisin festimit për nder të 75-vjetorit të çlirimit të vendit. Shoqata Kulturore Mallakastra dhe një grup shoqatash të tjera njohura kanë vlerësuar në një ceremoni Luftën Nacional Çlirimitare dhe kanë bërë thirrje që të mos hidhet baltë mbi këtë luftë.

Shoqata Atdhetare Kulturore Mallakastra ka hapur siparin e festimeve për nder të 75-vjetorit të çlirimit të atdheut.

Në një ceremoni ku merrnin pjesë veteranë dhe figura të njohura, kryetari i Shoqatës, avokati Idajet Beqiri, vlerësoi Luftën Antifashiste dhe apeloi që të shmangen komentet negative për këtë luftë siç po ndodh edhe nga institucione që siç u shpreh ai po paguhen nga taksapaguesit shqiptarë.

Beqiri: Kolaboracionizmi i vjetër dhe i ri ishte një pakicë mospërfillëse dhe do të mbetet një pakicë edhe më mospërfillëse pavarësisht se qeveritë tona të këtyre 29 viteve të fundit u kanë dhënë atyre edhe dy institucione që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për të mbajtur ndezur zjarrin luftënxitës të kolaboracionizmit të vjetër.

Por si çdo vit, edhe këtë herë festa e çlirimit do të vijojë të festohet e ndarë nga politika.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nisin-festimet-75-vjetorin-e-clirimit-beqiri-mos-hidhni-balte-mbi-lanc

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended