Ja gjyqtarët që votuan kundër uljes së dënimit për Dajtin - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në kulmin e debatit dhe akuzave të forta për vendimin e marrë një trupe gjyqtarësh për uljen e dënimit të Dritan Dajtit nga burgim I përjetshëm në 25 vite burg, njeri nga gjyqtarët vendosi të reagojë.Gjyqtari I Apelit në Shkodër, Fuat Vjerdha ka publikuar në profilin e tij në ?Facebook?, vendimin e plotë të trupës së gjyqtarëve të Apelit për Dritan Dajtin, I dënuar për vrasjen e 4 policëve në gusht 2009 në Durrës.Në vendimin e publikuar shihet se vetë Fuat Vjerdha dhe kolegia e tij e po kësaj gjykate Lindita Hoxha kanë firmosur me përmbajtjen ?pjesërisht kundër? vendimit për uljen e dënimit të Dritan Dajtit.Ndryshe nga tre kolegët e tjerë të tyre Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini të cilët gjatë nënshkrimit të vendimit janë shprehur pro uljes së dënimit për Dritan Dajtin.Trupa që mori këtë vendim ishte e gjitha e përbërë nga gjyqtarë të Apelit të rretheve pasi në kryeqytet ishin ezuaruar të gjitha mundësite për të pasur trupe gjykuese për këtë cështje që zgjati gati nje dekadë.Ditën e dielë pati një sërë reagimesh ku më I ashpëri ishte ai i BE, ku ambasadori Luigi Soreca kërkoi mbledhjen urgjente të KLGJ. Ndersa ministrat Lleshaj dhe Gjonaj jo vetem qe kerkuan hetim por deklaruan se keta gjyqtare e kane vendin pas hekurave.
Recommended