Basha per ata që votuan kundër vettingut - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një ditë pas rrëzimit të amendamenteve të opozitës për vettingun në politikë, Basha deklaroi se ata që votuan kundër kësaj nisme janë bashkëpunëtorë të krimit. Duke folur nga Astiri, ku ju bashkua protestës së banorëve, Basha theksoi se çlirimi i politikës nga politikanët e lidhur me krimin është domosdoshmëri. ?Çlirimi i politikës nga politikanë të lidhur me krimin dhe politikanë që justifikojnë pasurinë e tyre është domosdoshmëri. Unë e di që shumica e shqiptarëve e mbështet këtë. Shumica e shqiptarëve kanë kërkuar një zgjedhje për këtë. Dje politikanët me integritet patën rastin ta votonin, por siç e patë dje në Kuvendin e Shqipërisë nuk ngriti kartonët një shumicë që përfaqëson popullin, por një pakicë që zhvat, vjedh dhe grabit popullin. Kjo është domethënia e votimit dje. Dje ka ndodhur vetingu i vërtetë i politikanëve. Të gjithë ata që kanë ngritur kartonat kundër ligjit të vetingut të politikanëve kanë dalë hapur si bashkëpunëtorë të krimit dhe vjedhjes.? Më tej duke u ndalur tek protestat në vend, Basha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ta vijojnë rezistencën e tyre.

Recommended