Ora News – Tiranë, dy të rinj arrestohen me 3 mina të komanduar me celularë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre mina me telekomandë janë sekuestruar nga policia e Tiranës në kuadër të një operacioni të koduar ?Explosion?.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit Jurgen Muho, 24 vjeç, banues në Qesarak Tiranë si dhe Eraldo Kataroshi, 19 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale të ?Vjedhjes?, ?Moskallëzimit të krimit? dhe ?Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit?.
Arrestimi i të rinjve është kryer në rrugën ?Teodor Keko?, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ?Volkswagen Polo?, e cila drejtohej nga shtetasi Jurgen Muho
?Nga puna e mirëfilltë hetimore ka rezultuar se shtetasi Jurgen Muho, bashkëpunonte me shtetasin Eraldo Kataroshi në lidhje me veprimet që kryente?, sqaron policia.
Minat ishin të lidhura me aparat celular të markës ?Nokia? (me qëllim shpërthimin e tyre ne distancë dhe të pajisura me manjet).
Policia sekuestroi edhe mjetin ?Volkswagen Polo?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tirane-dy-te-rinj-arrestohen-me-3-mina-te-komanduar-me-celulare/

Recommended