Ora News - "Zoti Kryeministër ju takon juve detyra të nisni “Rilindjen” e Akademisë"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pak orë para mbledhjes së jashtëzakonshme dhe pak ditë pas procesit zgjedhor, disa anëtarë nderi të Akadmeisë së Shkencave kanë vendosur t?i drejtohen me një letër kreut të qeverisë ku i kërkojnë të mos e shpërbëjë institucionin. Letra vjen si reagim i deklarëts së kreut të qeverisë fill pas zotimit se nuk do jepte më fonde për akademinë meqë ajo zgjidhi farsën dhe jo reformën reale.
?Ju ftojmë të bëheni promotor i hapjes së një faze të re të dialogut me botën akademike, duke vazhduar në qëllimin përfundimtar të propozimit të një reforme të mundshme dhe rigoroze të sektorit delikat të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. Edhe ne, nënshkruesit, ndajmë bindjen se pjesa më e madhe e kohës që ishte në dispozicion për të ndërmarrë një proces radikal reformues të Akademisë ka kaluar jo në mënyrë efikase, dhe se sot, ndoshta, është më se e nevojshme dhe e përshtatshme transformimii saj në një qendër kërkimore moderne dhe konkurruese ekselente.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zoti-kryeminister-ju-takon-juve-detyra-te-nisni-rilindjen-e-akademise/

Recommended