“Ju vrafte Zoti nese shkoni ne votime”, Ceka çmallkon nje pjese te qytetareve

  • 5 years ago
Pak ditë pasi u bë viral në rrjetet sociale me mallkimet e tij për të gjithë ata që do të ?shkelin votën? në zgjedhjet e 30 Qershorit, historiani Neritan Ceka ka vendosur të çmallkojë një pjesë prej tyre.

?Shqiptarë, në 30 Qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime, jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti. E kam të drejtë se unë jua kam dhënë me disa shokë të e mi këtë votë që duan ta shpërdorojnë në 30 Qershor. I zëntë bukën e kalamajve. Ai që shkel mbi votën ju qërrofshin sytë?, thoshte në Ceka në mallkimin e tij të para disa ditëve.

Ndërsa mbrëmjen e së enjtes në ?Opinion?, ish-ministri Ceka tha se ?një pjesë i kam çmallkuar. Dekretoj, çdekretoj, se unë kam marrë një fuqi. Tani nuk jam penduar për ata të Bulqizës, për ata të Peshkopisë, trustin e lulelakrës, që ishte me ministrin e Brendshëm, me ministrin e Industrisë...ore ç?është ky popull që shikon si një shef policie dhe vjedh votat dhe kërkon Bulqizën, pse kërkon Bulqizën? Apo e di se aty është miniera. Çfarë t?i them unë kur shikoj fëmijët e njomë të Bulqizës që me ato duar të vrara marrin copat e metalit dhe ato do t?ia vjedhin. Kush do të më mbushë mendjen ti çmallkoj? Nuk i çmallkoj, jo nuk i çmallkoj.? /tvklan.al

Recommended