Ora News - Basha: Rama u premtoi subvencione fermerëve por u jep kredi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sulmuar fondin e garancisë për bujqësinë që po prezantohet çdo ditë nga kryeministri Rama në takime me fermerët në të gjithë vendin. Sipas kryedemokratit, Rama nuk ka bërë asgjë për bujqësinë dhe pasi fondin për këtë sektor ua ka dhuruar miqve të tij nëpërmjet tendera korrutiv. Duke folur gjatë një takimi me strukturat në Berat, Basha tha se platforma e PD për bujqësinë do të sjellë subencione të drejtpërdrejta për fermerët.
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka kundërshtuar dhe e vlerëson si tentativë për tu shmangur nga dështimi në sektorin e bujqësisë, fondin e garancisë prej 300 milion euro që qeveria po akordon për fermerët.
Gjatë takimit me strukturat në Berat, Basha tha se kryeministri Edi Rama nuk bëri asgjë për bujqësinë në këto tre vite dhe ndërkohë që u kishte premtuar subencione tani u kërkon të marrin kredi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-me-fermeret-rama-u-premtoi-subvencione-po-ju-jep-kredi/

Recommended