Ora News – Mbështetje bujqësisë, Basha: Jo kredi, por subvencione për çdo fermer

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli me gjuhën e fermerëve në takimin elektorale që pati në Lushnjë. Ai tha se me ardhjen në pushtet të PD-së, do të marrë fund hedhja në kanal e produkteve bujqësore, për shkak të konkurrencës së padrejtë që bëhet me produktet e huaja.
Basha: Fermerët vuajnë braktisjen totale, janë të braktisurit e mëdhenj të Republikës së vjetër. Jo vetëm nuk morën subvencione, por konkurrohen dita ditës me prodhime të importit të fermerëve evropianë që sjellin prodhimet këtu me çmime më të ulëta. Sot në Divjakë fola me disa prej tyre se sa e shisni qepën. 180 lekë më thanë. Sa e keni koston? 240 lekë kosto, 180 lekë në treg. Djersa e fermerëve të Divjakës përfundon në kanal.
Basha akuzoi Edi Ramën si kryeministër të bankave dhe oligarkëve, duke iu referuar thirrjes së kreut të qeverisë që fermerët të marrin kredi për zhvillimin e aktiviteteve të tyre. Kryedemokrati premtoi 100 mln euro subvencione në vit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mbeshtetje-bujqesise-basha-jo-kredi-por-subvencione-per-cdo-fermer/

Recommended