Ora News – Ligji i Vettingut, PD gati firmat për të dërguar në Kushtetuese

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike nuk është tërhequr në vendimin e saj për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar, kryetari Lulzim Basha, ka theksuar se tashmë padia bashkë me firmat është gati. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike mori vendimin dhe për të mbledhur firmat për referendum kundër ligjit për importin e mbetjeve, një çështje që u përcoll me debate për shkak të qëndrimit të paqartë të PD për këtë çështje ditët e fundit.
Partia Demokratike ka bërë gati padinë dhe ka mbledhur firmat për të ankimuar në Gjykatë Kushtetuese, ligjin për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili hyn në fuqi me 8 tetor.
Ora News, mësoi se në mbledhjen më dyer të mbyllura të grupit parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur vendosmërinë që ky ligj të shkojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.
Gjatë mbledhjes së të mërkurës, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka marrë gjithashtu vendim të unifikuar për të mbledhur firmat për referendum kundër ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Edhe pse vendimi ka qenë unanim, kjo çështje nuk ka kaluar pa debat mes deputetëve.
Eduard Selami, Ridvan Bode, Arben Imami, kan ngritur shqetësimin se qëndrimi i Partisë Demokratike për këtë çështje ka qenë i luhatur dhe jo i qartë.
Në përfundim të mbledhjes, Basha deklaroi per mediat se opozita do të përdor çdo mjet kundër këtij ligji, i cili në vlerësimin e tij ka ardhur si pasojë e lobimit të mafias.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ligji-i-vettingut-pd-gati-firmat-per-te-derguar-ne-kushtetuese/