Ora News - Ndryshimet Kushtetuese rikthejnë në tryezë PS- PD-LSI
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Partia Demokratike dhe ajo Socialiste do të ulen sërish në Këshillin Politik. Qëndrimi i ndërkombëtarve dhe presioni i politikës në Tiranë detyruan kryeministrin Edi Rama të tërhiqet dhe të pranojë uljen në këshillin politik për të disktuar dhe për ndryshimet kushtetuese, propozimet e opozitës parlamentare për lista pjesërisht të hapura dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Ishte fillimisht presidenti Ilir Meta i cili mëngjesin e sotëm (17 korrik) në një takim me kreun e PD-se mori dakordësinë e Bashes për kthimin në Pallatin e Kongreseve për ndryshimet kushtetuese. ?Back on track? thirrja e Ilir Metes ndaj Edi Rames per tu rikthyer në shinat e marrëveshjes së 5 qershorit ka bere qe Rama te reflektoje dhe të shprehë gadishmërine te ulet vetë me Presidentin Ilir Meta dhe Lulzim Basha.

? ?PS nuk ka asnjë obligim ndaj PDLSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale (OP) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik,PS s?ka si të jetë kundër,madje megjithë OP në tryezë?

PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PDLSIOP për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë,e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë,ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim. Gati që të hënën? shkruan Rama ne Twitter.

Në orët e pasdites kerkesa e kryetarit te PS-se u zyrtarizua nga Damian Gjiknuri duke iu drejtuar opozites jashtë parlamentare që Këshilli Politik të mblidhet të hënën (20 korrik) në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve.

Përveç 4 anëtarëve dhe eksperteve në mbledhje do të jetë dhe kryeministri Rama.
Nderkohe Basha ka refuzuar të jetë i pranishëm në tryezë dhe në krah të Petrit Vasilit dhe Oerd Bylykbashit do të ulet Gazmend Bardhi.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/te-gjithe-kunder-rames/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended