Ora News - Ndryshimet Kushtetuese, Meta kthen Bashën dhe Ramën në tryezë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoraneës

Ndryshimet kushtetuetuese, të iniciuara nga opozita parlamentare me bekimin e PS, kanë shqetësuar jo vetëm Tiranën por edhe Brukselin.

Mungesa e mbështetjes së tyre ka shqetësuar kryeministrin Edi Rama I cili ndryshe nga një ditë më parë në parlament ëstë gati të rikthehet në Këshillin Politik për ndryshimet kushtetuese. Këtë herë nuk do të çojë Gjiknurin tek demokratët por do të ulet vetë me Presidentin Ilir Meta dhe Lulzim Basha.

? ?PS nuk ka asnjë obligim ndaj PDLSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale (OP) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik,PS s?ka si të jetë kundër,madje megjithë OP në tryezë?

PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PDLSIOP për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë,e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë,ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim. Gati që të hënën? shkruan Rama ne Twitter.

Ne oret e para te paradites kreu i shtetit i kerkoi kryetarit te PD-se Lulzim Basha te kthehet në këshillin politik për të diskutuar ceshtjet kushtetuese që kanë lidhje me sistemin zgjedhor.

Një kërkesë e tillë u pranua nga kryetari i PD-se, sipas njoftimit të Presidentit, i cili ftoi dhe Ramën në këtë takim.

Një ditë më parë PE i kërkoi Shqipërisë të miratojë me urgjencë reformën elektorale sipas marrëveshjes së 5 qershorit, pasi në rast të kundërt, çdo ndryshim i bërë pa konsesus rrezikon konferencën e parë ndërqeveritare.

Por pak orë pas publikimit deklarata e kryetarit te Komisionit të Jashtëm David Mcallister, raporteres për Shqipërinë Isabel Santos dhe kryetarit të delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis është riformuluar nga PE, por thelbi mbetet sërisht miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit sa i takon sistemit kerkohen diskutime gjithepershfirese ne harkun kohor te nje viti.

?Është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje, duke ruajtur dialogun dhe konsensusin mes të gjitha palëve politike, në mënyrë e konferenca e parë për negociatat e anëtarësimit të mund të mbahet dhe kështu të vazhdojë procesi i integrimit europian. Për ndryshimin e sistemit zgjedhor Shqipëria duhet të ndjekë praktikat ndërkombëtarë të cilat kërkojnë një vit diskutime mes të gjitha partive politike.?

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/te-gjithe-kunder-rames/

Folloë TV Ora dhe RTV Ora Neës

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended