Report TV - Gjykata Kushtetuese rrëzon PD, ligji i Vettingut hyn në fuqi

  • 7 years ago
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e PD për Vettingun duke i hapur dritën jeshile ligjit që të futet në fuqi menjëherë.

Kërkesa e PD është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese me 6 vota kundër dhe vetëm 2 pro kërkesës së opozitës, Gani Dizdari dhe Besnik Ymeri.

Kryetari Bashkim Dedja dhe anëtarët Vladimir Kristo, Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha dhe Fatos Lulo votuan kundër kërkesës së PD për shfuqizimin e ligjit të Vettingut.