Top News - Hyn në fuqi ligji i ri/ Hong Kong, dhjetëra arrestime
  • 4 years ago
Dhjetëra njerëz janë arrestuar në hong kong, përfshirë një person që mbante një flamur pro pavarësisë, pasi ligji i ri anti-protesta i imponuar nga pekini, hyri në fuqi.

Policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë disa protestues të mbledhur për të shënuar 23 vitet e fundit të sundimit britanik. Ligji i ri i sigurisë kombëtare vë në shënjestër separatistizmin, subversionin dhe terrorizmin me ndëshkime që shkojnë deri në burg të përjetshëm. Kritikët thonë se ai shtyp disa liri që duhej të garantoheshin nga kina. Sovraniteti i Hong Kongut iu dorëzua kinës nga britania e madhe në 1997, nën një marrëveshje që synonte të mbronte disa liri për të paktën 50 vite. Marshimet e përvitshme pro demokracisë në këtë përvjetor, tani janë ndaluar për të parën herë nga autoritetet që citojnë ndalimin e mbledhjes së më shumë se 50 personave për shkak të pandemisë. Policia u përball me një grup të vogël demonstruesish në qendër të qytetit dhe rreth 30 persona u arrestuan për tubim të paligjshëm, shkelje të ligjeve të sigurisë, pengim të policisë dhe posedim armësh. Mes të arrestuarve ishte edhe një person që mbante një flamur të pavarësisë së hong kongut ndërkohë që protestuesit janë paralajmëruar se disa slogane dhe banderola mund të përbëjnë krime serioze sipas ligjit të ri.



Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HongKong#TopChannel
Recommended